Sport

Hakimi dhe Abouk, ndër çiftet më të vlerësuar në Kanë, ‘shi’ kritikash në botën arabe

Bashkatdhetarët e futbollistit maroken të PSG-së janë tërbuar pas daljes së fundit publike të çiftit në festivalin e filmit

5 Qershor 2022, 10:25 Nga DOSJA

Hakimi dhe Abouk, ndër çiftet më të vlerësuar në

FRANCE - Achraf Hakimi dhe Hiba Abouk u shpallën një nga çiftet më të vlerësuar të këtij edicioni të Festivalit të Filmit në Kanë, mbajtur javën e kaluar. Dhe jo për më pak, por duke marrë parasysh ‘look-in’ që secili prej tyre zgjodhi për një rast kaq të veçantë.

Futbollisti i Paris Saint-Germain zgjodhi një kostum të matur, por elegant me një xhaketë dhe pantallona të zeza, të cilat i kombinoi me këpucë të llakuara të së njëjtës ngjyrë.  Notën e origjinalitetit e vendosi lidhësja anësore e xhaketës së tij.

Hakimi dhe Abouk, ndër çiftet më të vlerësuar në

Aktorja nga ana e saj është paraqitur me një set prej dy pjesësh në ngjyrë të bardhë dhe me hapje të mëdha, të cilat kanë të pambuluar një pjesë të madhe të trupit. Dhe, pikërisht kjo, ishte ajo që shkaktoi një polemikë të madhe, sepse jo të gjithëve u ka pëlqyer.

Sidomos në botën arabe, ku Achraf u kritikua ashpër pse e "lejoi" partneren e tij të vishej kështu. Madje, disa media vendosën të pikselojnë dekoltenë e Hiba-s në disa imazhe. 

Hakimi dhe Abouk, ndër çiftet më të vlerësuar në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll