Sport

Lewandowski do të përshtatet shpejt me kërkesat e Xavit…

Ish-futbollisti Robert Pirès ka analizuar ardhjen e mundshëm të sulmuesit polak te Barça dhe është shprehur se do të ishte një lëvizje e mirë për futbollistin.

5 Qershor 2022, 10:44 Nga DOSJA
Lewandowski do të përshtatet shpejt me kërkesat e Xavit…

SPANJE - Telenovela e Robert Lewandowski është ende e hapur. Barça ruan interesin e saj për nënshkrimin me yllin polak, që të jetë referenca sulmuese për sezonin e ardhshëm, ndërsa  Bayern Munich mbetet i vendosur në pozicionin e tij për të mos transferuar sulmuesin e tij. Megjithatë, klubi gjerman do ta kishte vlerësuar largimin e tij për rreth 40 milionë euro, por sidoqoftë, javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ditur nëse  Lewandowski do të marrë rrugën drejt ‘Camp Nou’.

Në pritje të lajmeve për të ardhmen e Lewandowskit, situata e së ardhmes së polakut ka krijuar një mori opinionesh dhe i fundit ishte ai ish-futbollisti francez Robert Pirès, i cili dha një intervistë në portalin 'WP Sportowe Fakty' duke analizuar opsionet e mundshmet.

“Po flasim për Robert Lewandowski, ai nuk është një lojtar i zakonshëm. Kam përshtypjen se mendërisht ai e di saktësisht se çfarë dëshiron. Nëse do të kishte dyshime për ndryshimin e klubit tani, do ta kishte marrë seriozisht. Jam i sigurt. Nëse ai kalon te Barcelona është i aftë të përshtatet shumë shpejt me taktikat e Xavit. Unë do të isha i qetë për këtë”,- ka deklaruar Pirès, i cili shpreson që transferimi i Lewandowskit të realizohet dhe polaku do ta shijojë La Ligan.

“Është kënaqësi ta shohësh Robertin në ndonjë skuadër të madhe, sepse ai është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nëse ai do të zbarkonte në Barcelonë do ta konsideroja një lëvizje shumë të mirë. Është një lëvizje e mirë për një lojtar të tillë. Kryesisht sepse do të kishte edhe më shumë liri në Spanjë në krahasim me Bundesligën. La Liga është më teknike, duket gjëja e duhur për të”,- shtoi Pirès.

Nënshkrimi i Robert Lewandowskit është ajo që dëshirohet edhe nga tifozët e Barçës dhe kjo është bërë e qartë në sondazhin e bërë nga MD mes anëtarëve të klubit të Barçës. 56.6% e të anketuarve ishin ‘pro’ nënshkrimin e polakut për të bërë një hap në cilësi në skuadër për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll