Sport

LIGA E KOMBEVE/ Nuk ka fitues në takimin Gjermani-Itali, Turqia shkatërron Ishujt Faroe

Nuk ka fitues në takimin mes Gjermanisë dhe Italisë e vlefshme për Ligën e Kombeve në Grupin A.

4 Qershor 2022, 23:57 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Nuk ka fitues në takimin Gjermani-Itali, Turqia

ITALI- Nuk ka fitues në takimin mes Gjermanisë dhe Italisë e vlefshme për Ligën e Kombeve në Grupin A. Takimi zhvilluar në Bologna përfundoi me shifrat 1-1. Pas minutash të tëra me rezultatin të pandryshuar (kishte goditur shtyllë Scamaca, goli i parë i sfidës erdhi në të 70-tën nga Lorenzo Pellegrini, që ngriti peshë tifozët vendës me një finalizim të thjeshtë, i gjendur i vetëm vetëm pak metra larg portës së mbrojtur nga Neuer.

Mirëpo epërsia e italianëve zgjati shumë pak. Pas një aksioni pa shumë pretendime, “Panzerat” përfituan nga shpërqendrimi i vendasve, duke barazuar me Kimmich. Nuk pati ndryshim rezultati në minutat e mbetura.

Në Stamboll, Turqia vendëse e drejtuar nga gjermani Kuntz fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ishujt Faroe. Under shënoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan njëri pas tjetrit Dervisoglou, Dursun dhe Demiral.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll