Sport

Argjentina do të ndryshojë pothuajse gjithçka me Estoninë, përveç Messit…

Pas fitores që shijuan ndaj Italisë në “Finalissama”, albicelestet nesër do të zhvillojnë një miqësore e qetë në Pamplona të Spanjës. Sigurisht, Leo do të ishte, ai dëshiron të luajë.

5 Qershor 2022, 08:00 Nga DOSJA
Argjentina do të ndryshojë pothuajse gjithçka me Estoninë,

SPANJE - Në ‘El Sadar’ do të jetë një Argjentinë shumë e ndryshme për nga emrat, por me të njëjtin kapiten. Trajneri Lionel Scaloni do të ndryshojë thuajse të gjithë skuadrën në miqësoren ndaj Estonisë, përveç Lionel Messit.

Kjo është një miqësore e organizuar ditët e fundit. Rivali nuk është kërkues, natyrisht. Por Scaloni është i interesuar t’i mbante lojtarët edhe për disa ditë në Europë, për të shtuar stërvitjen dhe për të parë të gjithë lojtarët që ka në dispozicion. 

Ndoshta do të jetë edhe debutimi i Marcos Senesit, i cili është thirrur edhe nga Italia. Lojtari që luan për Feyenoord duket ka zgjedhur albicelestët dhe të paktën do të shtojë disa minuta.

Ángel Correa ka humbur një mundësi të bukur, pasi la grumbullimin për të kryer një ndërhyrje të vogël kirurgjikale, të një proteze që i ishte vendosur në operacionin e zemrës në vitin 2014. Mjekët e AFA sigurojnë se nuk është asgjë serioze.

Lionel Scaloni nuk e ka konfirmuar formacionin, por është e qartë se Lioneli tjetër, Messi, dëshiron të luajë. Nuk do të ketë conference për shtyp të argjentinasit. Albiceleste do të mbeten në Bilbao dhe nesër do të udhëtojë drejt Pamplona, ​​për të luajtur në stadiumin “Osasuna”, duke filluar nga ora 20:00.

Estonia vjen pasi ka fituar 2-0 ndaj San Marinos në UEFA Nations League. Ndodhet në pozitën 110-të të renditjes së FIFA-s dhe nuk u kualifikua në Kupën e Botës. Miqësorja e nesërme duhet të jetë një formalitet për këtë Argjentinë, që mburret me 32 ndeshje të pamposhtura (më të mëdhatë në historinë e saj), kampione e Amerikës në ‘Maracana’ dhe kampione euro-amerikane në ‘Wembley’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll