Sport

Muller ngre alarmin: “Futbolli gjerman dhe Bayerni nuk i tërheqin yjet”

"Bayerni aktualisht ka një avantazh në nivel kombëtar, por ndërkombëtarisht ne jemi prapa në aspektin e buxhetit dhe gjithashtu në aspektin e konkurrencës”.

5 Qershor 2022, 12:03 Nga DOSJA
Muller ngre alarmin: “Futbolli gjerman dhe Bayerni nuk i tërheqin

GJERMANI - Sulmuesi Thomas Muller jep alarmin. Futbolli gjerman nuk ka më sharmin e duhur në krahasim me ligat e tjera, për të tërhequr yjet. Nga fjalët i ekspertit kampion gjerman, duket se nuk përjashtohet as Bayern Munich shumë i fortë. 

Duke folur për ‘Mitgliedermagazin 5’, bavarezi i kombëtares Thomas Muller, komentoi gjithashtu: "Bayerni aktualisht ka një avantazh në nivel kombëtar, por ndërkombëtarisht ne jemi prapa në aspektin e buxhetit dhe gjithashtu në aspektin e konkurrencës. Për të qenë i sinqertë, edhe Bayern nuk është në nivelin për të tërhiqur yje të niveleve të lartë. Jean-Pierre Papin ishte në fazën e rënies dhe Arjen Robben mbërriti në një mënyrë mjaft të veçantë, jo në pikun e karrierës së tij. Ne gjithmonë kemi ndërtuar yjet tanë, gjë që është e mire, por jo e mjaftueshme."

Dhe përsëri: "Më duhet të them se jam i lumtur me fitoren e Eintracht në finalen e Europa League dhe Leipzig në gjysmëfinale. Ne duhet të bëhemi një ligë më tërheqëse ndërkombëtarisht dhe të gjithë duhet të punojnë më shumë për këtë",- komentoi Muller.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll