Sport

Mo Salah, ylli që do të vijë falas te Barcelona në verën e 2023-it…

Gazeta angleze ‘The Mirror’ raporton se sulmuesi egjiptian i ka premtuar klubit ‘blaugrana’ se do të luajë në ‘Camp Nou’, pasi të qëndrojë edhe një sezon në Liverpool dhe largohet nga ‘Reds’ me letrën e lirisë nën krah.

5 Qershor 2022, 07:01 Nga DOSJA
Mo Salah, ylli që do të vijë falas te Barcelona në

ANGLI - Barcelona dhe Mo Salah, 29 vjeç, kanë arritur tashmë një marrëveshje, që sulmuesi aktual i Liverpool të bëhet lojtar i skuadrës ‘blaugrana’ në... verën e 2023-it! Këtë e shpjegon ekskluzivisht gazeta britanike ‘The Mirror’. 

Tani për tani, Salah ka refuzuar të rinojë kontratën për skuadrën e 'Reds' dhe në klubin e ‘Anfieldit’ kanë frikë se sulmuesi tashmë e ka vendosur kalimin e tij te Barcelona, ​​ndaj mund të tentojnë për një largim të tij këtë verë, për ta penguar atë të largohet falas verën e ardhshme. 

Salah, ende me shumë futboll në këpucët e tij prej disa sezonesh, është një fiksim i Xavit. Edhe pse ai nuk është qendërsulmues, egjiptiani, i shitur nga Roma te ‘Reds’ për 42 milionë euro, është një kërcënim për çdo rival dhe me një instinkt të jashtëzakonshëm ‘vrasës’ (ai ka shënuar 157 gola në 254 ndeshje dhe 64 asistime në ‘Anfield’), edhe pse luan në krahun e djathtë. Repertori i tij teknik është i jashtëzakonshëm dhe ai mund të luajë edhe si një '9' false.

Në fushën sportive të Barçës, emri i Salah përshtatet edhe sepse ai është një futbollist ndryshe dhe i veçantë, me personalitet të mjaftueshëm për të qenë lider, apo një nga drejtuesit e një projekti siç po demonstron te Liverpool. I mësuar me presionin për të fituar në ‘Anfield’ me një trajner shumë kërkues si Klopp, nuk shihet dikush tjetër veç egjiptianit, të arrijë atmosferën e ‘Camp Nou’ dhe një klubi me përmasa si të Barçës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll