Sport

Një anglez vendos drejtësi në Islandë-Shqipëri, 207 ndeshje në Premier League

Craig Pawson do të jetë arbitri në takimin Islandë-Shqipëri, përballje e vlefshme për Ligën e Kombeve.Pawson, një arbitër profesionist anglez që gjykon kryesisht në Premier League, që prej vitit 2013 është pjesë e FIFA-s

4 Qershor 2022, 20:44 Nga DOSJA
Një anglez vendos drejtësi në Islandë-Shqipëri, 207
Craig Pawson

ISLANDË- Craig Pawson do të jetë arbitri në takimin Islandë-Shqipëri, përballje e vlefshme për Ligën e Kombeve.Pawson, një arbitër profesionist anglez që gjykon kryesisht në Premier League, që prej vitit 2013 është pjesë e FIFA-s. 43-vjeçari, që ka patur shumë pak eksperienca në Nations League, do të jetë njeriu që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e parë të skuadrës së Rejas.

Në një total prej 207 ndeshjesh nw Premier League ka treguar 741 kartona të verdhë për një mesatare prej 3.7 kartonësh në 90 minuta.Anglezi, ndryshe nga kolegët e tij britanikë të famshëm se lënë lojën të luhet, fishkëllen mesatarisht 23.37 faulle për ndeshje, nga të cilat megjithatë shumë pak janë brenda zonës së penalltisë.

Në fakt, duket se arbitri nuk pëlqen shumë 11 metërshat, konstatim që konfirmohet nga një mesatare prej 0.19 për ndeshje, gjë që sidoqoftë nuk duhet të vendosë në gjumë prapavijën kuqezi për ndeshjen e të hënës kundër Islandës.

E.Ç (Dosja.al)

4982

Sondazh

Poll