Sport

Dembélé një hap larg nënshkrimit me Chelsea: Tuchel e pret, Xavi duarlidhur

Sulmuesi francezi dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga bisedat për rinovimin e kontratës midis tyre. Por në lojë janë edhe të tjerë…

4 Qershor 2022, 20:42 Nga DOSJA
Dembélé një hap larg nënshkrimit me Chelsea: Tuchel e

SPANJE - Barcelona dhe Ousmane Dembélé nuk kanë hequr dorë nga bisedat për rinovimin e francezit, edhe pse ka dallime të mëdha midis tyre. Por pavarësisht këtyre bisedave, në Angli sigurojnë, se francezi në orët në vijim do të lodhet me Chelsean dhe do të nënshkruajë një kontratë me ‘blutë’ e Londrës për katër sezone.

‘Talksport’ publikon se skuadra angleze dhe futbollisti i liruar më 30 qershor, tashmë kanë avancuar mirë bisedimet. Tuchel ka qenë simpatizant i madh i Dembélé, pasi e kishte patur edhe në radhët e Borussia Dortmund, skuadër në të cilën francezi ka luajtur më parë në Barcelonë .

Sipas medias angleze, trajneri gjerman e konsideron atë "një talent të jashtëzakonshëm" dhe ka këmbëngulur për nënshkrimin e tij te pronarët e rinj të institucionit blu. Gjithsesi, lojtari ka këmbëngulur se dëshira e tij ishte të vazhdonte në ‘Camp Nou’ dhe agjenti i tij komentoi, në fakt, vetëm pak ditë më pare, se sulmuesi francez nuk ishte lidhur ende me ndonjë skuadër tjetër.

Për anësorin e Barçës janë interesuar edhe PSG, Bayern dhe Liverpool. Trajneri Xavi i ka insistuar te drejtuesit e klubit se dëshiron që Dembélé të jetë në projektin e tij, por e kupton edhe situatën ekonomike e klubit, që nuk mund t'i ofrojë atij sa të tjerët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll