Sport

Shqetësime te Franca. Mbappe dëmtohet dhe lë fushën e lojës, po ashtu edhe Varan

Futbollisti i PSG-së ndjeu shqetësime para pushimit dhe nuk doli në pjesën e dytë. Po ashtu u dëmtua edhe mbrojtësi Varane. Sot do të ekzaminohen dhe do të përcaktohet shkalla e demtimit të tyre

4 Qershor 2022, 18:27 Nga DOSJA

Shqetësime te Franca. Mbappe dëmtohet dhe lë fushën e

FRANCE - Kylian Mbappé u largua ‘i dëmtuar' nga Franca-Danimarkë, ndeshje me të cilën 'Gjelat' hapi grupin e tyre të Nations League në ‘Stade de France’. Në prag të pjesës së parë dhe pas një pasimi për Tchouameni, sulmuesi i Paris Saint-Germain u ul në tokë me dhimbje.

Talenti, që rinovoi kontratën me PSG-në derisa në vitin 2025, preku gjurin e majtë dhe u trajtua nga shërbimet mjekësore franceze në fushën e blertë. Më vonë, ai u largua me këmbët e tij drejt dhomës së zhveshjes, kur arbitri dekretoi pushimin. 

Në pjesën e dytë, ai nuk doli në fushë dhe vendin e tij e zuri Nkunku. Pas ndeshjes, ndihmësi i Didier Deschamps, Guy Stéphan, vuri në dukje se zëvendësimi ishte bërë "si një masë paraprake". Statusi i tij te kombëtarja franceze dhe PSG është shqetësues. Franca ka edhe tre ndeshje të Nations League këtë qershor kundër Kroacisë (dy ndeshje) dhe Austrisë, e cila mund të luajë pa Mbappe. 

Edhe ish-lojtari i Real Madridit, në stol për pjesën më të madhe të sezonit te Manchester United për shkak të problemeve të tij fizike, mbrojtësi Raphael Varan u desh të tërhiqej i dëmtuar në pjesën e dytë për shkak të problemeve muskulore në kofshën e majtë. Ai u largua dhe Saliba zuri vendin e tij në mbrojtje. Pas ekzaminimeve mjekësore, pritet të mësohet për gjendjen fizike të dy futbollistëve.

Shqetësime te Franca. Mbappe dëmtohet dhe lë fushën e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll