Sport

Mane respekton popullin e tij, senegalezët e kanë vendosur klubin e radhës

Sadio Mane i lë të gjithë pa fjalë. Senegalezi shpjegon se dëshiron të largohet nga Liverpool.

4 Qershor 2022, 12:02 Nga DOSJA

Mane respekton popullin e tij, senegalezët e kanë vendosur klubin e

ANGLI- Sadio Mane i lë të gjithë pa fjalë. Senegalezi shpjegon se dëshiron të largohet nga Liverpool. Prej ditësh flitet për një transferim të mundshëm të sulmuesit te Bayern Munich, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. 30-vjeçari nuk ka zbuluar ende detaje për aventurën e tij të radhës, por duke folur në një konferencë për shtyp gjatë grumbullimit të tij me Senegalin, ai zbuloi se aventura e tij me klubin anglez ka përfunduar.

"Nuk kam më asnjë ndjenjë për këtë klub. Unë i respektoj tifozët dhe ekipin. 60-70% e senegalezëve duan që unë të largohem nga Liverpool? Unë do të bëj çfarë të duan". 30-vjeçari tha gjithashtu se fansat do të dinë së shpejti për të ardhmen e tij.

Kontrata e lojtarit me Liverpool-in do të skadojë pas 12 muajsh, por reagimi i lojtarit tregon se klubi anglez duhet të zëvendësojë për të gjetur zëvendësuesin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

27407

Sondazh

Poll