Sport

‘Miss BumBum’ rrëfen, se Pique i ka kërkuar asaj matjen e të pasmeve, ndërsa ishte me Shakiran

Kriza e marrëdhënies së këngëtares dhe futbollistin e Barcelonës është evidente dhe ka më shumë lajme që lidhen me tradhtinë. Modelja braziliane ka zbuluar njohjen dhe bisedat me lojtarin

4 Qershor 2022, 07:33 Nga DOSJA
‘Miss BumBum’ rrëfen, se Pique i ka kërkuar asaj matjen e

SPANJE - Thashethemet për pabesi midis Shakirës dhe Gerard Piqué nuk kanë të ndalur tani, që duket se kriza në çift është në ballinën e mediave. Të shumtë janë ata që do të tentojnë të përfitojnë nga kjo çështje. Për momentin është instagramistja ‘Miss BumBum’ ajo që i ka hedhur benzene zjarrit, duke rrëfyer se mbrojtësi i Barcelonës e ka kontaktuar përmes rrjetit social, për ta pyetur për matjet e të pasmeve të saj.

Suzy Cortez, siç quhet modelja braziliane, e cila njihet më shumë si ‘Miss BomBom’ për të pasmet e saj të shkëlqyera, ka zbuluar edhe mënyrën se si është njohur me Piqué. Mesa duket dhe siç tregon vetë ajo, në prononcimet e dhëna për gazetën NY, ka qenë futbollisti që ka dërguar mesazhe, duke i kërkuar t’i maste madhësinë e të pasmeve të saj.

Madje, modelja 32-vjeçare ka bërë të ditur, se disa prej mesazheve që lojtari i ka dërguar nuk kanë qenë të këndshme. "Ai ishte që më dërgoi mesazhin më të drejtpërdrejtë. Të vetmit lojtarë të Barcelonës, që kurrë nuk më dërguan asgjë ishin Messi dhe Coutinho. Ata janë burra të mrekullueshëm dhe i respektojnë shumë gratë e tyre. Shakira nuk e meritonte këtë,"- ka thënë Cortez.

Modelja e të pasmeve të mëdha, ka treguar edhe se si ka qenë kontakti i parë me lojtarin e Barcelonës. Mesa duket gjithçka ka ndodhur falë një prej ish-presidentëve të klubit. “Kisha mik i ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell. Kur Pique e kishte marrë vesh, kishte kërkuar numrin tim dhe më dërgoi një mesazh. Kur u ktheva në Brazil, më dërgoi direkt në Instagramin tim, të cilin ai e frekuentonte çdo ditë, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste sa të mëdha ishte prapanica ime dhe më thoshte se ishte xheloz për homazhet e mia për Messin”,- zbuloi ‘MissBumBum’.

Në fakt, kur duket se problemi i çiftit Shakira dhe Piqué është i njohur, pikërisht atëherë edhe Suzy ka vendosur të japë këtë informacion. “Nuk e kam thënë kurrë këtë, për respect ndaj Shakirës, por tani do t'ju tregoj gjithçka që di dhe më ka ndodhur mua”,- ka thënë Cortes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll