Sport

Pas mëse 5 orë fluturim, Kombëtarja kuqezi mbërrin në Rejkjavik. Në orën 20 në stërvitje…

Pasi kanë përshkruar më tepër se 4000 kilometra me avion, në orën 16:04 (sipas orës lokale shqiptare), kuqezinjtë ka prekur në aeroportin e Rejkjavikut, kryeqytetit të Islandës...

4 Qershor 2022, 18:07 Nga DOSJA
Pas mëse 5 orë fluturim, Kombëtarja kuqezi mbërrin në

ISLANDE - Ka nisur ‘aventura’ e kuqezinjve për Nations League. Pas një fluturimi prej mëse 5 orësh, duke përshkruar një largësi më tepër se 4000 kilometra me avion, në orën 16:04 (sipas orës lokale shqiptare), kuqezinjtë ka prekur në aeroportin e Rejkjavikut, kryeqytetit të Islandës.

Sipas informacioneve që ka siguruar “Dosja.al”, Kombëtarja shqiptare pasi është sistuar në hotel, rreth orës 20:00 (gjithnjë sipas orës shqiptare, ndërkohë që ajo islandeze dy orë më përpara) do të zbresi në fushën e blertë për të zhvilluar një stërvitje të lehtë me karakter shkrythës.

Sikurse dihet, më 6 qershor, në orën 20:45 (sipas orës sonë), në ‘Laugardalsvollur’ të Rejkjavikut, Shqipëria do të përballet me skuadrën vendase të Islandës. Ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari anglez Craig Pawson. Kjo është ndeshja e pare në grupin B2 për kuqezinjtë tanë, ndërsa për islandezët e dyta, pas barazimit 2-2 në transfertë ndaj Izraelit.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll