Sport

Roma e ka idhull, Mourinho i ka kthyer dashurinë, por ideja e fundit e stolit për të synuar Champions-in e tundon

Jose Mourinho është një nga pretendentët për pankinën e PSG

4 Qershor 2022, 18:18 Nga DOSJA

Roma e ka idhull, Mourinho i ka kthyer dashurinë, por ideja e fundit e

ITALI- Jose Mourinho është një nga pretendentët për pankinën e PSG. Zërat janë përhapur në Angli dhe të gjitha insistojnë në faktin se trajneri portugez, i cili u rikthye për të triumfuar në Europë duke fituar Conference League në Tiranë me Romën, është një profil i vlerësuar me kujdes nga pronësia e klubit parisien. Pavarësisht presionit pozitiv të Mbappe, në fakt Mauricio Pochettino është drejt shkarkimit.

Në ditët menjëherë pas triumfit me verdhekuqtë, Mourinho kishte thënë se ishte i sigurt se do të qëndronte në sezonin e ardhshëm në kryeqytetin italian, por si The Telegraph ashtu edhe TalkSport kanë dhënë informacionin që filtron mbi presionin e PSG-së, që kërkon një zëvendësues për Pochettinon. Edhe në vitin 2019 te Tottenham, Special One mori drejtimin e Spurs duke i marrë vendin argjentinasit.

Ai i Mourinhos është një nga emrat e shumtë që përfundoi në vorbullën e kandidaturave për pankinën e PSG-së. Javët e fundit është folur për Gallardon e River Plate, por edhe për Galtier që vjen nga rezultatet e mira në Ligue 1 me Lille (titull) dhe Nice. Pa harruar edhe Zinedine Zidane.

E.Ç (Dosja.al)

302071

Sondazh

Poll