Sport

Macron: “Të rimbursohen spektatorët, që mbetën jashtë finales në Stade de France”

Në një intervistë dhënë për shtypin e përditshëm rajonal të premten vonë, presidenti Emmanuel Macron u shpreh, gjithashtu, se "i kishte kërkuar qeverisë që të përcaktojë përgjegjësitë dhe t'i shpjegojë ato në detaje para bashkatdhetarëve, por edhe britanikëve dhe spanjollëve”.

4 Qershor 2022, 07:06 Nga DOSJA
Macron: “Të rimbursohen spektatorët, që mbetën

FRANCE - Gjatë një interviste dhënë këtë të premte për shtypin rajonal, Emmanuel Macron iu është rikthye sërish incidenteve të ndodhura të shtunën e shkuar në finalen e Champions League në ‘Stade de France’.

“Unë isha i indinjuar, si të gjithë ne, nga çrregullimi në të gjitha format e tij dhe nga ajo që pamë. Unë kam një mendim për familjet që kanë mbetur jashtë dhe nuk kanë mundur të hyjnë në vendet për të cilat kishin paguar. Prandaj do të dëshiroja që t'i dëmshpërblejmë sa më shpejt", nënvizoi ai, duke përsëritur se "i kishte kërkuar qeverisë që të përcaktojë përgjegjësitë dhe t'i shpjegojë ato në detaje, para bashkatdhetarëve francezë, por edhe britanikëve dhe spanjollëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll