Sport

Louis van Gaal pas fitores ndaj Belgjikës: "Pashë Holandën që doja të shihja"

Suksesi i ‘Portokallinjve’ (4-1) ishte çuditërisht një kënaqësi për trajnerin holandez, i cili "vlerësoi përqendrimin e skuadrës" gjatë kësaj ndeshjeje…

4 Qershor 2022, 06:49 Nga DOSJA
Louis van Gaal pas fitores ndaj Belgjikës: "Pashë Holandën

BELGJIKE - Louis van Gaal, trajneri i Holandës, pas suksesit ndaj Belgjikës (4-1) e ka vlerësuar lojën e futbollistëve të tij: “Pashë ekipin që doja ta shihja. Ndoshta jo për 90 minuta, por për një tufë të mirë minutash, që nuk është keq në sytë e mi. E vlerësova përqendrimin e skuadrës, e cila u la pak shpresa kundërshtarëve.

Kam parë se kemi bërë më shumë presion se Belgjika dhe kjo është arsyeja pse fituam këtë mbrëmje (të premten). Më pas, kur të shohim golat tanë, ne mund të jemi të kënaqur vetëm me atë që kemi ofruar. Konkretisht, kisha zgjedhur të modifikoja skemën time taktike duke forcuar mesfushën, në mënyrë që të kishte gjithmonë një lojtar më shumë në krahun tonë”. 

Holanda bën pjesë në Grupin 4 të League A të Nations League, së bashku me Belgjikën, Poloninë dhe Uellsin. Ndeshjen e radhës, më 8 qershor, ‘Portokallinjtë’ do ta luajnë sërish në transfertë ndaj Uellsit, i cili e ka humbur 2-1 ndeshjen ndeshjen e pare ndaj Polonisë në Varshavë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll