Sport

Edlir Tetova, trajneri i ri i Egnatias. Nis edhe formatimi i skuadrës për sezonin

Pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani, vendi bosh në pankinën rrogozhinase është plotësuar. Presidenti Dermozi ka përzgjedhur durrsakun Tetova

4 Qershor 2022, 18:24 Nga DOSJA
Edlir Tetova, trajneri i ri i Egnatias. Nis edhe formatimi i skuadrës

RROGOZHINE - Presidenti Agim Dermozi e mbajti fjalën. Duke dashur të mos humbë kohë për përgatitjet e sezonit të ri, ai fillimisht përzgjodhi trajnerin, i cili të udhëheqë Egnatian, pas largimit të beftë të Zekirija Ramadanit.

Ai do të jetë durrsaku Edlir Tetova, ish-futbollist i Teutës, si dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Shehit, në pankinën bardheblu të Tiranës. Pasi përfundoi përvojën e tij të parë me skuadrën kosovare të Ulpjanës, ai dje ka arritur marrëveshjen me presidentin Dermozi për të drejtuar skuadrën rrogozhinase të Egnatias gjatë kampioantit të 84-t të Abissnet Superiores.

Në ditët në vijim do të mësojmë më tepër për skuadrën rrogozhinase, baza e së cilës do të jetë e pandryshuar, pasi është nën kontratë, përfshi edhe lojtarët e huaj që kanë spikatur, si Pedro Augusto, Xhekson Kenio dhe Mikhael Agbekpornu. Ndërkohë, klubi do të rinegociojë për marrëveshje të re me sulmuesin kongolez, Dzon Delarxh, i cili shënoi në fitoren ndaj Korabit, por do të shihen edhe një here kontratat me të gjithë futbollistët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll