Sport

Vjen vendimi mbi Ozil, mesfushorin nuk e do më askush, as trajneri i ri!

Trajneri i ri i Fenerbahces, Jorge Jesus nuk e dëshiron Mesut Ozil në skuadër.

4 Qershor 2022, 12:22 Nga DOSJA

Vjen vendimi mbi Ozil, mesfushorin nuk e do më askush, as trajneri i ri!

TURQI- Trajneri i ri i Fenerbahces, Jorge Jesus nuk e dëshiron Mesut Ozil në skuadër. Mesfushori, megjithatë, ka dëshirë ta mbyllë karrierën në Stamboll. Lojtari u transferua në Turqi nga Arsenal në janar të vitit 2021. Megjithatë, aventura e tij te Fenerbahce nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Ozil nuk ka luajtur për skuadrën që nga 20 marsi. Gjermani, pas një sherri me trajnerin e përkohshëm Ismail Kartal për formën e tij fizike, u përjashtua nga skuadra. E tani, trajneri i ri tregon se ish-lojtari i Realit nuk është pjesë e projektit të tij. Trajneri i ri është zotuar se do të ndjekë hapat e paraardhësit të tij dhe për këtë arsye do ta mbajë larg skuadrës mesfushorin: “Ai kishte kohën, hapësirën e tij. Ai ka një histori të mirë në Turqi, askush nuk mund t'ia heqë.

Ai është një lojtar i famshëm në të gjithë botën. Por unë do të ndjek saktësisht se çfarë ishte fundi i epokës së Ozilit. Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është trajneri Jorge Jesus, gjëja më e rëndësishme këtu nuk është lojtari Ozil, gjëja më e rëndësishme këtu nuk është çdo lojtar. Gjëja më e rëndësishme këtu është Fenerbahçe dhe këtu ndërtoj idetë e mia dhe lojtarët që vijnë të punojnë me mua". Vetëm 18 muaj pas largimit të tij nga Arsenal, ai do të kërkojë një klub të ri.

E.Ç (Dosja.al)

44195

Sondazh

Poll