Sport

Liverpool arriti vendin e tretë sezonin e kaluar, Klopp 'kopjon' Mourinhon; Një nga arritjet më të mëdha

Jurgen Klopp ka kopjuar Jose Mourinhon duke e konsideruar si sukses vendin e tretë me Liverpool në sezonin 2020-2021

4 Qershor 2022, 16:42 Nga DOSJA

Liverpool arriti vendin e tretë sezonin e kaluar, Klopp 'kopjon'

ANGLI- Jurgen Klopp ka kopjuar Jose Mourinhon duke e konsideruar si sukses vendin e tretë me Liverpool në sezonin 2020-2021. Skuadra angleze humbi gjashtë ndeshje radhazi në shtëpi duke ndërlikuar edhe prezencën në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një raport nga The Athletic shpjegon se ishte një nga sezonet më të vështira që ka kaluar Klopp. Thuhej se gjermani ishte bërë i fiksuar midis janarit dhe majit 2021, duke mos marrë pushimet."Kjo ia shtoi ndjenjën se ai po jetonte në një kafaz," shkruan James Pearce, i cili shton: “Ai ndihej fajtor që fitoi kaq shumë para, por nuk ishte në gjendje të gjente asnjë zgjidhje.

Dhe duke i bërë jehonë fjalëve të Jose Mourinhos, i cili dikur e përshkroi vendin e dytë me Manchester United në vitin 2018 si një nga arritjet më të mëdha, thuhet se Klopp e konsideron vendin e tretë si një nga arritjet më të mëdha.

E.Ç (Dosja.al)

14024

Sondazh

Poll