Sport

Hungaria e dënuar nga UEFA, por do të hapë stadiumin për 36 mijë tifozë kundër Anglisë!

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, në konferencën për shtyp tha, se ishte i befasuar që sot në stadiumin “Puskas Arena” do të ketë tifozë, të cilët janë të sanksionuar për sjelljet e tyre raciste nga disa futbollistëve të “Tre Luanëve”

4 Qershor 2022, 06:15 Nga DOSJA

Hungaria e dënuar nga UEFA, por do të hapë stadiumin për 36

HUNGARI - Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, u shpreh i habitur që sot, në ndeshjen debutuese të “Tre Luanëve” kundër Hungarisë (18:00) në Nations League, në “Puskas Arena” të Budapestit do të ketë 36 mijë shikues, pavarësisht dënimit të vendosur nga UEFA. 

Për shkak të incidenteve të përsëritura dhe thirrjeve raciste, pas sanksioneve të marra nga UEFA dhe FIFA, Hungaria duhet t'i luajë pesë ndeshjet e ardhshme në shtëpi me dyer të mbyllura. Por, siç thuhet nga rregullorja e UEFA-s, nga kjo masë përjashtohen dhe do të mund të kenë akses vetëm fëmijët nën moshën 14 vjeç, të shoqëruar nga një i rritur për çdo 10 të rinj. Kjo do të thotë që Federata Hungareze të Futbollit mundet ta mbushë të gjithë stadiumin me fëmijë, duke mirëpritur gjithashtu edhe rreth katër mijë të rritur. 

“Të gjithë jemi të befasuar nga ajo që kemi mësuar, por rregullat nuk i di në detaje. Nuk e di nëse ka një numër maksimal tifozësh në raste të tilla, - është shprehur Southgate. - Një gjë është e sigurt: ne duhet të jemi të vendosur në bindjet tona, të bashkuar kundër asaj që e konsiderojmë të papranueshme”.

Hungaria e dënuar nga UEFA, por do të hapë stadiumin për 36

Shtatorin e kaluar, gjatë ndeshjes dhe fitores së “Tre Luanëve” në Budapest, disa lojtarë anglezë u vunë në shënjestër, me thirrje raciste dhe ofendime, nga tifozët vendas. Një sjellje e tillë u sanksionuar nga UEFA me mbylljen e stadiumit.

Anglia gjithashtu do të duhet të luajë dy ndeshje në shtëpi me dyer të mbyllura, pas incidenteve të ndodhura në ‘Wembley’, para dhe gjatë finales së Euro 2020 kundër Italisë. Më 11 korrik, në stadiumin ‘Molineux’ në Wolverhampton, vendi i ndeshjes kundër ‘azzurrëve’, FA shpërndau gjithashtu disa mijëra bileta për të rinjtë dhe fëmijët.

"Unë e imagjinoj, se Hungaria është po aq e befasuar dhe se edhe ata nuk duan që situata të ngjashme të përsëriten në të ardhmen, - vazhdon Southgate. - Ne e kemi shprehur qartë qëndrimin tonë për parimet e gjithëpërfshirjes dhe respektit. Shpresoj që të rinjtë e pranishëm në stadium të kuptojnë, pse e patën këtë mundësi. Ne gjithmonë duhet të mësojmë nga përvojat tona”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll