Sport

LIGA E KOMBEVE/ Franca përmbyset nga Danimarka, Holanda fundos Belgjikën me katër gola| Kroacia bën blofin

Sot u zhvilluan ndeshjet e rradhës në Ligën e Kombeve, ku spikati fitorja e Danimarkës në Grupin 1 në transfertë ndaj Francës me shfifrat 1-2.

3 Qershor 2022, 22:51 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Franca përmbyset nga Danimarka, Holanda fundos

EUROPË- Sot u zhvilluan ndeshjet e rradhës në Ligën e Kombeve, ku spikati fitorja e Danimarkës në Grupin 1 në transfertë ndaj Francës me shfifrat 1-2. Benzema do të shënonte në minutën e 51', ndërsa Cornelius dy herë në minutat 68' dhe 88'.

Nga ana tjetër, po në Ligën A, por në Grupin 4, Holanda tregoi superioritetin e saj në ndeshjen në transfertë ndaj Belgjikës ku triumfoi me rezultatin 1-4.

Për “Tulipanët” shkëlqeu Memphis Depay me një dygolësh, ndërsa shënoi edhe Bergëijn me Dumfries. Në fund, goli i Batshuayi kishte vetëm vlerë statistikore. Ndërkaq, Austria në Grupin 1 të Ligës A, kaloi pa problem në transfertë me rezultatin 0-3, Kroacinë.

E.Ç (Dosja.al)

72420

Sondazh

Poll