Sport

Fituan trofeun e “Finalissima”-s, ngacmimi tallës i Neymar për Messin dhe Argjentinën (mesazhi)

Neymar ngacmon Argjentinën. Të mërkurën, në ëembley, përfaqësuesja albiceleste dhe Italia luajtën 'Finalissiman'.

3 Qershor 2022, 22:02 Nga DOSJA

Fituan trofeun e “Finalissima”-s, ngacmimi tallës i Neymar

BRAZIL- Neymar ngacmon Argjentinën. Të mërkurën, në ëembley, përfaqësuesja albiceleste dhe Italia luajtën 'Finalissiman'. Lionel Messi me shokë triumfuan me shifrat 3-0 dhe në fundë lojtarët festuan në fushë pas ndarjes së medaljeve.

Argjentinasit u lëshuan dhe, të udhëhequr nga Rodrigo De Paul, ata filluan të këndojnë një këngë në të cilën talleshin me Brazilin. Dy kombëtaret e Amerikës së Jugut, siç dihet, kanë qenë gjithmonë rivale dhe, edhe me rastin e fitores ndaj Italisë, kanë dashur të kujtojnë fitoren në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Seleçaos.

Fituan trofeun e “Finalissima”-s, ngacmimi tallës i Neymar

Një tallje që nuk u pëlqeu brazilianëve. Aq sa ndërhyri edhe Neymar. Ylli i Brazilit dhe PSG-së, ia ka besuar fjalët e tij Instagramit: "Fituan gjë Kupën e Botës?". Në Katar, argjentinasit do të përpiqen të fitojnë Botërorin e tretë, ndërsa Brazili do të përpiqet të arrijë te trofeu i gjashtë.

E.Ç (Dosja.al)

4238

Sondazh

Poll