Sport

Ronaldo, mesazh shprese: “Manchesteri do ta gjejë vendin e tij, unë besoj në këtë!”

CR7 i është kthyer sezonit të vështirë te “Djajtë e Kuq”, duke u përpjekur të jetë optimist për të ardhmen

3 Qershor 2022, 17:18 Nga DOSJA

Ronaldo, mesazh shprese: “Manchesteri do ta gjejë vendin e tij,

ANGLI - Nëse disa mendonin se ai do të ishte ‘Mesia’ i Manchester United, ata humbën. Pavarësisht një sezoni më shumë se të nderuar me ‘Djajtë e Kuq’ dhe 24 golave ​​në 39 ndeshje në të gjitha garat, portugezi nuk arriti ta çonte skuadrën e tij në Champions League. 

I renditur i gjashti në kampionat, pesë herë “Topi i Artë” do të duhet të luajë për herë të parë në karrierën e tij të gjatë në Europa League. Dhe ndërsa thashethemet për një largim filluan të qarkullonin me zyrtarizimin e Erik Ten Hag, ylli portugez ka folur për mediat zyrtare të klubit, duke pritur me optimizëm sezonin e ardhshëm dhe duke u rikthyer me kthjelltësi në të kaluarën.

"Tifozët tanë janë të mrekullueshëm. Ata gjithmonë na mbështesin edhe në humbje. Tifozët janë në zemrën time. Ne duhet t'i respektojmë ata, sepse ata janë gjithmonë në anën tonë. Është gjithmonë bukur të shënosh gola për këtë klub, përsëri më shumë edhe kur është një “hat-trick”, por gjëja më e rëndësishme është të përpiqesh të fitosh ndeshje dhe tituj. Mançesteri do ta gjejë vendin e tij. Ndonjëherë kërkon kohë, por unë gjithmonë besoj në të." 

Ishte kjo një dalje, që duhet t'u sjellë buzëqeshje tifozëve të frikësuar, të cilët mendonin, se super-talentin portugez mund të largohej pas vetëm një sezoni nga “Old Trafford”. Në moshën 37-vjeçare, CR7 nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ronaldo, mesazh shprese: “Manchesteri do ta gjejë vendin e tij,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll