Sport

Fjalët e vjetra diskriminuese përndjekin Gattuson, tifozët e Valencia-s nisin fushatën kundër trajnerit

Hashtag-u #noaGattuso ka filluar të bëhet popullor. Në Spanjë janë kundër emërimit të italianit si trajner i Valencias

3 Qershor 2022, 17:57 Nga DOSJA

Fjalët e vjetra diskriminuese përndjekin Gattuson, tifozët e

SPANJË- Hashtag-u #noaGattuso ka filluar të bëhet popullor. Në Spanjë janë kundër emërimit të italianit si trajner i Valencias. Ish-presidenti i klubit Miguel Zorio u kërkoi tifozëve të bashkohen kundër teknikut të ri ( italiani do të përfitojë 3 milionë euro nga një kontratë dy vjeçare) për "komentet e tij kundër femrave, homoseksualëve dhe lojtarëve me ngjyrë".

Në postimin e dërguar, zëdhënësi i platformës "Marea Valencianista" tha se ai kishte nisur një fushatë kundër "ksenofobisë, homofobisë së Gattusos". Në shënjestër ishin veçanërisht deklaratat e vitit 2013, kur Barbara Berlusconi iu bashkua menaxhmentit të Milanit: "Unë vërtet nuk mund të shoh femra në futboll. Nuk më pëlqen ta them, por kështu është". Më pas ato të vitit 2008, në prag të ndeshjes mes Italisë dhe Spanjës: "Martesa duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje dhe martesa e të njëjtit seks është shumë e çuditshme për mua. Por secili bën çfarë të dojë".

Dhe së fundmi komenti pas fërshëllimave ndaj Boateng në një ndeshje, në vitin 2013, bëri që lojtari të largohej nga fusha. “Sa herë janë fërshëllyer njerëzit me ngjyrë? Ka ndodhur shpesh, por nuk i jap shumë rëndësi". Verën e kaluar, pasi dështoi t'i bashkohej Tottenhami-t, Rino u mbrojt: “Më përshkruajnë ndryshe nga sa jam dhe nuk kisha çfarë të bëja, nuk pata mundësinë të mbrohesha.Në rrjetet sociale është e mundur t'i jepet forcë çdo gënjeshtre", përfundoi italiani.

E.Ç (Dosja.al)

356854

Sondazh

Poll