Sport

Bie në tokë në mënyrë të frikshme, futbollisti mbetet pa ndjenja gjatë ndeshjes Serbi-Norvegji

Një nga ato skenat që kur i sheh direkt mund të bërtasësh me të madhe. Duke shpresuar që asgjë serioze të mos ndodhë, sigurisht

3 Qershor 2022, 17:32 Nga DOSJA

Bie në tokë në mënyrë të frikshme, futbollisti

SERBI-Një nga ato skenat që kur i sheh direkt mund të bërtasësh me të madhe. Duke shpresuar që asgjë serioze të mos ndodhë, sigurisht. Serbia dhe Norvegjia kaluan 5 minuta frikë gjatë ndeshjes së vlefshme për ndeshjen e parë të Grupit H të Ligës së Kombeve.

Ndeshja u fitua nga skuadra e Solbakken falë golit në minutën e 26-të të shënuar nga Erling Haaland, por ishte një tjetër episod që rrëmbeu vëmendjen e ndeshjes.Një dyluftim ajror mes Aleksandar Mitrovic dhe Birger Meling, në zonën e penalltisë norvegjeze. Mbrojtësi bie përtokë, por e bën atë në mënyrë të frikshme me kokë.

Lojtari i Rennes ra menjëherë, me arbitrin që ndërpreu lojën për disa minuta, në një atmosferë të madhe pasigurie dhe frike. Fillimisht u duk se duhej zëvendësimi, por me kthimin nga dhoma e zhveshjes Meling gjeti sërish fushën duke i dhënë fund ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

3143 80590

Sondazh

Poll