Sport

Kosova, 'makineri' medaljesh në xhudo. Distria Krasniqi fiton të artën në Grand Slami-n e Gjeorgjisë

Xhudistja e përfaqësueses së Kosovës, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slami-n që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë

3 Qershor 2022, 18:05 Nga DOSJA
Kosova, 'makineri' medaljesh në xhudo. Distria Krasniqi fiton
Distria Krasniqi

GJEORGJI- Xhudistja e përfaqësueses së Kosovës, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Slami-n që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia olimpike nga Kosova e nisi këtë aventurë nga raundi i dytë. Xhudistja nga Peja mposhti fillimisht brazilianen Maria Taba, ndërsa në çerekfinale u ndesh me holandezen Naomi Van Krevel, të cilën e mposhti dhe siguroi gjysmëfinalen në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi u ndesh me francezen Astride Gneto, të cilën gjithashtu e mposhti. Në finale, Distria u përball me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti. Kujtojmë që Distria Krasniqi fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

E.Ç (Dosja.al)

69303

Sondazh

Poll