Sport

Inter-Mkhitaryan drejt marrëveshjes, armeni nuk rinovon me Romën

Henrikh Mkhitaryan ka marrë vendimin e tij. Futbollisti armen ka informuar Romën se nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor dhe për këtë arsye do të largohet me parametra zero.

3 Qershor 2022, 18:24 Nga DOSJA
Inter-Mkhitaryan drejt marrëveshjes, armeni nuk rinovon me Romën
Henrikh Mkhitaryan

ITALI- Henrikh Mkhitaryan ka marrë vendimin e tij. Futbollisti armen ka informuar Romën se nuk do të rinovojë kontratën që skadon më 30 qershor dhe për këtë arsye do të largohet me parametra zero.

E ardhmja e tij mund të jetë Inter, mesfushori ka dëshirë të luajë në Champions League dhe skuadra zikaltër është destinacioni më i mundshëm.

Mkhitaryan i thotë lamtumirë kryeqytetit pas tre sezonesh, në të cilat zhvilloi 116 paraqitje dhe 29 gola. Në pritje të tij është trajneri i Interit Simone Inzaghi, i cili kështu do të jetë në gjendje të llogarisë te një lojtar jashtëzakonisht fleksibël, i aftë për t'u përshtatur në mënyrë perfekte me rolin e skemës 3-5-2.

E.Ç (Dosja.al)

1286813

Sondazh

Poll