Sport

Operacion i suksesshëm, piloti Marc Marquez tri orë nën tehun e bisturisë…

Spanjolli iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të katërt në humerusin e djathtë për të zgjidhur problemet e shkaktuara nga aksidenti i ndodhur në Jerez në vitin 2020.

3 Qershor 2022, 16:54 Nga DOSJA

Operacion i suksesshëm, piloti Marc Marquez tri orë nën tehun e

SHBA - Operacioni i suksesshëm për pilotin e MotoGP, Marc Marquez, i cili fluturoi drejt Amerikës orët e fundit për t'iu nënshtruar një operacioni tjetër në humerusin e djathtë, për të zgjidhur përfundimisht problemet e shkaktuara nga aksidenti në Jerez në vitin 2020.

Për kampionin e tetë të botës, operuar nga Dr. Sanchez Sotelo, ndërhyrja kirurgjikale zgjati tri orë dhe me rezultat pozitiv për të gjithë ekipin mjekësor. Tani spanjolli do të qëndrojë në Amerikë për të siguruar rikuperimin e menjëhershëm pas operacionit, më pas do të fluturojë për në Spanjë për të filluar procesin e rehabilitimit.

Sipas ekipit mjekësor, operacioni konsistonte në heqjen e dy vidhave proksimale të pllakës së pasme të vendosura më parë në dhjetor 2020, e ndjekur nga një osteotomi rrotulluese humerale. Operacioni përfundoi pa incidente”, tha doktor Joaquin Sanchez Sotelo.

"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Operacioni shkoi mirë, tashmë ndihem më mirë. Faleminderit Dr. Joaquín Sánchez Sotelo dhe ekipit të tij për punën e madhe të bërë". Marquez bën një postimi në Instagram me foto nga shtrati i spitalit, me falënderimet për ekipin që operoi humerusin e tij në klinikën Mayo në Rochester, Minesota.

Operacion i suksesshëm, piloti Marc Marquez tri orë nën tehun e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll