Sport

De Bruyne: “Do të vazhdoj të luaj për Belgjikën, të paktën deri në Euro 2024”

“Për mua, cilësia e kalon sasinë, vështirësia është të gjesh ekuilibrin mes punës dhe familjes”

3 Qershor 2022, 16:23 Nga DOSJA
De Bruyne: “Do të vazhdoj të luaj për Belgjikën,

BELGJIKE - Kevin De Bruyne, mesfushori i Belgjikës dhe Manchester Cityt, flet për ‘HLN.be’, për të tanishme dhe të ardhmen te ‘Djajtë e Kuq’: "Pas një sezoni kaq të vështirë, trupi është plotësisht i dekompresuar dhe të luash katër ndeshje të tjera në dhjetë ditë është problem. Trupi thjesht ka nevojë për pak pushim."

A keni menduar për të ardhmen tuaj me Belgjikën?
"Do të vazhdoj me kombëtaren, nuk e di edhe për sa kohë. Deri në Kampionatin Europian të 2024, me siguri do të jem, nëse nuk ndodhin gjëra të këqija. Për mua, cilësia e kalon sasinë, vështirësia është të gjesh ekuilibrin mes punës dhe familjes. Gruaja ime e kupton, fëmijët më pak, ndonjëherë do të donin që baballarët të ishin me ta, por më vonë do ta kuptojnë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll