Sport

Çfarë fshihet pas barazimit të Islandës? Trajneri Vidarson luan 'blofin' me Rejan; Ndaj Shqipërisë me formacion tjetër

Pa fitues u mbyll përballja Izrael-Islandë, dy rivalët e Shqipërisë në Grupin 2 të Ligës B

3 Qershor 2022, 17:45 Nga DOSJA

Çfarë fshihet pas barazimit të Islandës? Trajneri Vidarson

ISLANDË- Pa fitues u mbyll përballja Izrael-Islandë, dy rivalët e Shqipërisë në Grupin 2 të Ligës B. Takimi i luajtur në Haifa përfundoi në barazim 2-2, rezultat që i intereson Shqipërisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Arnar Por Vidarson, e sheh këtë si një arritje për ekipin e tij dhe diçka pozitive, sidomos në një periudhë kur ka një ndryshim brezash.

44-vjeçari ka lënë të kuptojë se në takimin ndaj Shqipërisë do të luajë me tjetër formacion. “Ne kemi marrë një grup të madh lojtarësh, që kanë forcë të njëjtë. Prandaj mund të shohim emra të tjetër në formacionin bazë kur të ndeshemi me Shqipërinë”, tha Vidarson.

E.Ç (Dosja.al)

146309

Sondazh

Poll