Sport

Inter dhe Chelsea ende asnjë kontakt, Lukaku i sigurt: "Do e zgjidh unë"

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet te Inter, sulmuesi do të vendosë sa më shpejt për të ardhmen, dhe për këtë arsye edhe pse merkato ende nuk është zyrtarisht e hapur

3 Qershor 2022, 17:17 Nga DOSJA

Inter dhe Chelsea ende asnjë kontakt, Lukaku i sigurt: "Do e zgjidh

ANGLI-Romelu Lukaku dëshiron të kthehet te Inter, sulmuesi do të vendosë sa më shpejt për të ardhmen, dhe për këtë arsye edhe pse merkato ende nuk është zyrtarisht e hapur, avokati i tij i besuar, Sebastian Ledure, ka fiksuar një takim me drejtuesit e Interit për të kuptuar nëse ekzistojnë vërtetë hapësirat për të veshur sërish fanellën zikaltër.

Në Angli theksohet se megjithatë për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt mes dy klubeve.Sipas Corriere dello Sport, ka tre arsye pse tifozët e Interit mund të shpresojnë. Me ndryshimin e pronësisë, ende nuk ka një figurë të fortë që të merret me merkaton.

Marina Granovskaia, krahu i djathtë i Abramovich, është jashtë projektit dhe për momentin vetëm Thomas Tuchel mund ta ndërtojë skuadrën. Gjermani do të preferonte një sulmues tjetër sesa Lukakun.

Së dyti, është vullneti, i përsëritur nga Lukaku, për të negociuar me klubin: “Do të kujdesem unë për këtë”, do të shprehej belgu. Së fundi, një arsyetim ekonomik. Chelsea shpenzon rreth 24 milionë euro në vit për sulmuesin, një barrë që anglezët do të dëshironin ta largonin me dëshirë.

E.Ç (Dosja.al)

69440

Sondazh

Poll