Sport

Harry Kane: "Dua ta kaloj rekordin e golave të Rooneyt me ‘Tre Luanët’, por…"

“Shpresoj ta kaloj së shpejti, por nuk do të lejoj që kjo të më ndikojë në fushë. Nuk bëhet fjalë për rekorde, por për të arritur tre pikë dhe fitimin e ndeshjeve”.

3 Qershor 2022, 16:06 Nga DOSJA
Harry Kane: "Dua ta kaloj rekordin e golave të Rooneyt me ‘Tre

ANGLI - Sulmuesi i kombëtares së Anglisë, Harry Kane, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Hungarisë: "Duket sikur ka kaluar shumë kohë nga debutimi im në ekipin kombëtar, por është gjithmonë mirë të luash për Anglinë dhe të veshësh këtë fanelë.

Është bukur të kaloj 50 golat për kombëtaren, edhe pse jam ende i shkëputur nga Rooney. Shpresoj ta kaloj së shpejti, por nuk do të lejoj që kjo të më ndikojë në fushë. Nuk bëhet fjalë për rekorde, por për të arritur tre pikë dhe fitimin e ndeshjeve”.

A do të jenë këto ndeshje të Nations League një mundësi për t'u dukur mirë në Kupën e Botës? "Ka gjithmonë konkurrencë të madhe në çdo pozicion, unë gjithashtu dua të tregoj se çfarë mund të bëj. Kemi edhe gjashtë ndeshje para Kupës së Botës, duhet të jemi gati".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll