Sport

Gjasula: Islanda dhe Izraeli nuk janë poshtë nesh, por 4 pikë në dy ndeshje nuk janë keq”

“E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne me kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira”.

3 Qershor 2022, 15:33 Nga DOSJA
Gjasula: Islanda dhe Izraeli nuk janë poshtë nesh, por 4 pikë

DURRES - Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shprehet optimist për atë që do të tregojë skuadra në këto dy ndeshje të radhës. Gjasula analizoi edhe skuadrën e ishullorëve të Islandës, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk duhet të bëjë gabime dhe t’i marrë maksimumin ndeshjes së parë. Mesfushori kuqezi foli edhe për futbollistin e ri të Kombëtares, pjesë e repartit të tij, Kristjan Asllanin, duke mos i kursyer lëvdatat për të.

Favoritët e grupit? “Nuk do të thoja që Islanda dhe Izraeli janë në nivel më poshtë se ne. Jemi afër me ato kombëtare. E dimë që në të kaluarën ka qenë pak e vështirë për ne me kombëtaret më të vogla, por prapë ne jemi rritur si skuadër dhe kemi treguar paraqitje të mira. Jam optimist dhe besoj që do bëjmë paraqitje të mira”.

Me 4 pikë të kënaqur? “Varet se si do të ecin ndeshjet. Por edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këtë grup. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3”

Sa gati jemi për Islandën? “Ne e dimë që Islanda është një skuadër që luan shumë fizikisht. Ata janë jo vetëm mirë fizikisht, por edhe në mbrojtje janë kompaktë dhe në kundërsulm janë të rrezikshëm. Ne duhet të kemi kujdes që mos të bëjmë gabime që nuk duhen dhe të luajmë lojën tonë, që të nxjerrim maksimumin”.

Amir Abrashi dhe Kristjan Asllani? “Asllani është një djalë i ri dhe ka shumë talent. Për ne është mirë që është këtu dhe është një lojtar me shumë cilësi. Cdo lojtar shqiptar që ka kualitet ne e presim këtu dhe të na ndihmojë. Nuk e di si do e vendosë trajneri, por është shumë mirë që janë të dy lojtarët këtu, edhe Abrashi edhe Asllani, të cilët na japin forcë për të arritur më shumë”.

Pritshmëritë me Kombëtaren? “Secili e di se çfarë mundësish kemi në këtë grup. Nuk kemi shumë presion, e dimë çfarë mund të fitojmë. Duhet të jemi optimist dhe të provojmë t’i nxjerrim maksimumin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll