Politike

Presidenti, Berisha: Votojmë kundër! Anëtarët e Bordit të dorëhiqen, 300 mln € dëm

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar rezolutën që Komisioni i Rithemelimit dhe zgjedhjen e presidentit të ri nesër në Kuvend. Po ashtu, në deklaratën për shtyp, Berisha kërkoi nga anëtarët e Bordit të Transparencës që të dorëhiqeshin.

3 Qershor 2022, 12:58 Nga DOSJA
Presidenti, Berisha: Votojmë kundër! Anëtarët e Bordit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka kërkuar anëtarëve të Bordit të Transparencës që të japin dorëheqjen, me pretendimin se u kanë kushtuar shqiptarëve 300 milionë euro dëm shqiptarëve. Në konferencën e përjavëshme për shtyp, Sali Berisha tha se çmimi i karburanteve është rritur në 2.48 lekë/litri, që nuk ekziston askund në Shqipëri dhe në Europë. Por nuk u ndal vetëm tek ekonomia, por edhe tek emigrimi.

Sipas Berishës, të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante se 300 mijë fëmijë shqiptarë që janë shpërndarë nëpër Europë. E gjitha si pasojë e politikave të gabuara nga qeveria dhe Edi Rama. Po ashtu, ndër të tjera, Sali Berisha ka komentuar rezolutën që Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar në Kuvend për mohimin e gjenocidit serb. Ndërsa qëndroi edhe tek çështja e zgjedhjes së presidentit të ri në vend.  

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, është shprehur se Ardian Dvoranit është një nga emrat e gjykatësve që lidhet me shumë me korrupsionin, e se nuk mund të zgjidhet në krye të shtetit vetëm sepse SHBA e vlerëson. Berisha tha se Presidenti nuk zgjidhet për ndonjë shtet të SHBA, por për Shqipërinë.

Ndërkohë që konfirmoi se opozita do të jetë e pranishme në seancë nesër në seancë plenare, por vetëm për të hedhur votën kundër kreut të ri të shtetit.

Edhe sot, nuk kaloi konferencën pa përmendur Kosovën, Sali Berisha ka deklaruar në konferencën e përjavshme me gazetarët, se Rama po minon anëtarësimin e Kosovës në NATO. Sipas Berishës, shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos presin ndihmë nga Rama, por vetëm “thika pas shpine”, pasi ai mbështet hapur Serbinë. Gjithashtu ai paralajmëroi se do i kërkojë PD-së të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeveria anti-shqiptare.

Sondazh

Poll