Politike

VD-Zgjedhja e Presidentit/ Gjiknuri: Shans i humbur për opozitën, sot do mësoni emrin

Gjiknuri deklaroi se kandidati i propozuar nga PS do të jetë shumë dinjitoz dhe ndryshe nga modeli që është parë ndër vite. 

3 Qershor 2022, 10:29 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e Presidentit/ Gjiknuri: Shans i humbur për opozitën, sot
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri kërkoi nga mediat që të kenë më shumë durim derisa të mësojnë emrin e propozuar nga PS për president. Për mediat, ai deklaroi se raundet e para ia lanë opozitës në dorë për të dhënë kandidaturat e tyre, por sipas tij kjo gjë nuk ndodhi për një sërë arsyesh. Po ashtu, ai shtoi se emri do të propozohet ditën e sotme pas mbledhjes, si dhe shtoi se kandidati do të jetë shumë dinjitoz dhe ndryshe nga modeli që është parë ndër vite. 

'Jua lame në dorë atyre se si do ta riformatonin grupin e tyre. Preferuan konfrontimin para mediave, është shans i humbur nga ana e opozitës 

Emri i presidentit do të diskutohet sot, është marrë opinioni i deputetëve, janë zhvilluar konsultime të ngushta për figurën e presidentit. Të gjitha emrat janë në konsideratë, sot kryesia e PS do të marrë një vendim. Jemi të bindur se do të kemi një president shumë shpejt. 

Nuk do ishte etike që të përmend emra, për ato flitet brenda një rrethi politk, nuk është e thjeshtë të flasësh. Mos u bëni të padurueshëm, sot pas mbledhjes do të mësoni emrin, do të jetë shumë dinjitoz, ndryshe nga modeli që keni parë ndër vite. '-deklaroi Gjiknuri. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll