Politike

VD-Seanca për Presidentin, Berisha zbulon lëvizjen e PD: Do jemi aty

Berisha tha se në Kuvend nesër në seancën e votimit do të votojnë kundër.

3 Qershor 2022, 12:30 Nga DOSJA
VD-Seanca për Presidentin, Berisha zbulon lëvizjen e PD: Do jemi aty
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të jenë ditën e nesërme në seancën e veçantë për zgjedhjen e presidentit. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha tha se në Kuvend nesër në seancën e votimit do të votojnë kundër.

'Ne nuk I njohim të drejtë legjitime EdI Ramës për të propozuar presidentin e Republikës, duke pasur parasysh masakrën zgjedhore që bëri me armatën e patronazhistëve. Rama zgjodhi lojën me kukulla e pseudoopozitë, që mund të quhet shpifësirë politike e neveritshme. Edi Rama nesër do të quhet Aleksandër Lukashenko bis. Me marrjen e presidencës ai shkon në pushtet absolut. Është detyrë urgjente e opozitës së vërtetë, PD-së dhe aleatëve të saj të japë përgjigjen më të merituar dhe në kohë të shkurtër. Ne do jemi aty dhe do të votojmë kundërDo luajmë rolin tonë.'- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll