Politike

Berisha: Lobimi s’më pëlqen, por nuk e ndaloj dot

Berisha tha se asnjë proces nuk është i paracaktuar e se lobimi është një problem që haset në çdo proces zgjedhor.

3 Qershor 2022, 12:34 Nga DOSJA
Berisha: Lobimi s’më pëlqen, por nuk e ndaloj dot
Sali Berisha

TIRANË- Ish kryeministri Berisha deklaroi se lobimin nuk e ndalon dot. Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha tha se asnjë proces nuk është i paracaktuar e se lobimi është një problem që haset në çdo proces zgjedhor.

'Asnjë proces nuk është i paracaktuar, ajo çfarë mund të them është lobimi është një problem në çdo proces zgjedhor. Vetëkuptohet që si kryetar partie është një proces shumë i papëlqyeshëm. Kudo që kam parë votime në PD kam parë dhe lobime, kjo është e vërteta. Nuk ka pasur proces më transparent se sa ai i PD, lobimi nuk më pëlqen, por të them që  mund ta ndaloj, nuk e bëj dot'- tha Berisha.

Sondazh

Poll