Politike

VD-Presidenti/ Berisha: Nuk i njohim të drejtë legjitime Ramës, opozita duhet të propozojë

Berisha tha se opozita duhet të kryejë propozimet për kandidatët e mundshëm për president.

3 Qershor 2022, 12:28 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Berisha: Nuk i njohim të drejtë legjitime Ramës,
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se mazhoranca nuk ka legjitimitet për të bërë propozimet për president. Për gazetarët, Berisha tha se opozita duhet të kryejë propozimet për kandidatët e mundshëm për president.

'Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Ramës për të propozuar presidentin e republikës, duke pasur parasysh masakrën me patronazhistët, me përdorimin e Dumanëve, bandave dhe krimit në të 4 anët e vendit. Ne kemi bindje se rrugëzgjidhja do të ishte një president i propozuar nga opozita.'- tha Berisha.

Sondazh

Poll