Politike

VD-Berisha: Anëtarët e Bordit të japin dorëheqjen, janë shndërruar në mega-shushunja të Ramës

Berisha deklaroi se kërkon ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së Bordit

3 Qershor 2022, 12:18 Nga DOSJA
VD-Berisha: Anëtarët e Bordit të japin dorëheqjen, janë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga anëtarët e Bordit të Transparencës që të japin dorëheqjen. Gjatë konferencës për mediat, Berisha deklaroi se kërkon ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së Bordit pasi janë shëndërruar në vegël anti kushtetuese të qeverisë.

'Bordet antikushteutese janë shndërruar në megashushunjat e Ramës të cilat po vjedhin, plackisin, grabisin, cdo ditë qytetarët shqiptarë. Mjafton tu rikujtoj se cmimi i naftës dje në Maqedoni e Veriut ishte 185 lekë, kundrejt 250 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston kund në Evropë dhe botë, përvecse në cifligun e Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar kushtetutën, ligjet natyrale të tregut, për të plackitur qytetarët e vet bashkë me klientelën e tij. Të dhënat e politikave që ndoqi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Shqipëria nuk mund të ketë e asnjë vend i lirë s’mund të ketë borde që të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë. Kërkoj ndërprerjen urgjente të veprimtarisë së tyre. U bëj thirrje anëtarëve të bordit të japin dorëheqjen menjëherë. Të mos shndërrohen në një vegël anti kushtetuese të një qeverie që është organizatë kriminale.'- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll