Politike

Partia Agrare do dalë në zgjedhje e vetme? Duka përgënjeshtron median: Mashtrues, nuk e thashë këtë

Transformimet në media duket se nuk i kanë pëlqyer Dukës

3 Qershor 2022, 11:47 Nga DOSJA
Partia Agrare do dalë në zgjedhje e vetme? Duka
Agron Duka

TIRANË- Lajmi se Agron Duka do të shkëputet përfundimisht nga e djathta është përgënjeshtruar nga vetë ai. Përmes një postimi në Facebook, Duka shkroi ditën më parë se Partia Agrare Ambientaliste do të dalë në zgjedhjet e ardhshme e vetme, pa u përfshirë në koalicione politike. Mirëpo transformimet në media duket se nuk i kanë pëlqyer Dukës, i cili ka komentuar poshtë një artikulli, duke u shprehur se nuk e ka thënë atë fjali.

'Ju jeni gazetarë mashtruese, nuk hiqni dorë nga mashtrimet. Më gjeni një vend ku Duka e ka thënë këtë. Nuk ka. Nuk ka sepse nuk e ka thënë. Në Këshillin Bashkiak normal do kandidohet me vete por asnjëherë me pushtetin sic do kishte qef gazeta juaj mediokre. - shkruan Duka.

Partia Agrare do dalë në zgjedhje e vetme? Duka

Sondazh

Poll