Politike

VD-Berisha: Rama i habiti të gjithë në Samit, mbrojti Vuçiç, qëndron pranë serbëve

Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama nuk mbështet Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. 

3 Qershor 2022, 12:24 Nga DOSJA
VD-Berisha: Rama i habiti të gjithë në Samit, mbrojti
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama nuk mbështet Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. 

Pyetje: Pse Shqipëria apo më mirë të themi pse Tirana zyrtare heziton të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe 2, mendoni se qeveria e Tiranës ka harruar shqiptarët e luginës së Preshevës. Lugina nuk kërkon nga Rama 400 milionë euro në vit siç jep Vuçiç në vit për serbët e Kosovës, por thjeshtë një mbështetje simbolike, madje për të justifikuar kushtetutën e Shqipërisë në të cilën thuhet qartë se shteti shqiptar duhet të kujdeset për shqiptarët jashtë vendit?

Sali Berisha:Siç e keni marrë vesh ju Edi Rama ka qenë i vetmi kryetar qeveria në samitin e fundit të NATO që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiçin, gjë që habiti të gjithë audiencën e nivelit më të lartë në atë samit, dhe morri falenderimet më të zjarrta nga qarqet më ultranacionaliste të Beogradit, për fshi këtu presidentin Serbo Madh, Aleksandar Vuçiç. Atëherë midis Kosovës dhe Serbisë, midis Serbëve dhe Shqiptarëve Edi Rama ka zgjedhur anën e Serbëve dhe jo shqiptarëve. Nuk mund të kërkojë ai anëtarësimin e Kosovës në NATO sepse siç e dini ju ai ka pasur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës së bashku me Aleksandër Vuçiç.

Për sa i përket Preshevës, Bujanovcit dfhe Medvegjës, qytetarët e këtyre komunave që janë dhe qytetarët më të shtypur në Evropë, me të drejta më të kufizuara, një politikë të qartë spastrimi etnik i cili as në kohë luftërash nuk mund të organizohej ndryshe nëpërmjet adresash, gjetjes apo mos gjetjes me anë të kontrollove policore etj, ata nuk mund të presin nga Edi Rama dhe s’duhet të presin asnjë lloj ndihme, por të kenë kujdes nga thikat pas shpine që ai mund t’u fusë nga bashkëpunimi me regjimin e Beogradit.

Sondazh

Poll