Politike

VD-Dvorani, Nano, Bregu apo Ruçi? Kush do jetë emri i propozuar nga PS, Balla: Duroni dhe pak orë

Balla deklaroi se emri i Nanos dhe Gramoz Ruçit është duke u përfolur shumë mirëpo nuk dha përgjigje se nëse ato do të jenë kandidatë të mundshëm

3 Qershor 2022, 10:19 Nga DOSJA
VD-Dvorani, Nano, Bregu apo Ruçi? Kush do jetë emri i propozuar nga
Taulant Balla

FIER- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi për mediat se pas orës 17:00 do të mësohet emri që do të propozojë PS për kandidat për President. Ai u pyet nga gazetarët se nëse Fatos Nano do të jetë një nga emrat e propozuar. Balla deklaroi se emri i Nanos dhe Gramoz Ruçit është duke u përfolur shumë mirëpo nuk dha përgjigje se nëse ato do të jenë kandidatë të mundshëm. Në lidhje me kandidaturën e Majlinda Bregut dhe Ardian Dvoranit, Balla tha se duhet treguar më shumë respekt për procesin e duhet durim deri në mesditë.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Balla për Presidentin

Mos hyni për diskutimin e emrave edhe për pak orë. PS do të mbledhë kryesinë ne orën 17.00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.

Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marri edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hy në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej njesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlamentar.

A është Fatos Nano një ndër emrat?

Një koleg me pyeti për Gramoz Ruçin, ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë të jenë Presidentë të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm. Kryesia e partisë socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të disktuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë Presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do ti marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë se nesër në orën 18:00 do të zgjidhet Presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.

A mund të jetë Majlinda Bregu propozimi juaj duke qenë se opozita nuk e propozoi?

Unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë nje negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare. Hedhja me pa të drejtë e shumë emrave nuk i bën mirë kredibilitetit të procesit. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër të depozituar bashkë me firmat mbështetëse.

Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë e cila ka fokus kryesor diskutimet rreth zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

 

Sondazh

Poll