Politike

Bajram Begaj President, socialistët zgjedhin ushtarakun, Alibeaj e Berisha kundër: Zhvati bazat detare

Bajram Begaj është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

3 Qershor 2022, 09:59 Nga k.m
Bajram Begaj President, socialistët zgjedhin ushtarakun, Alibeaj e Berisha
Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj, Edi Rama dhe Bajram Begaj

TIRANË- Bajram Begaj është personi që ka marrë bekimin e socialistëve për tu ngjitur në karrigen e Presidencës. Ai do të votohet nesër në Kuvend në një seancë të Posaçme dhe me 71 vota, mund të zëvendësojë Ilir Metën në postin e Kreut të Shtetit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama para gazetarëve pas një mbledhjeje në kryesinë e PS-së që zgjati më shumë se dy orë. Por, kreu i qeverisë nuk preferoi të thoshte se nga kush u propozua Begaj, një mjek në profesion që ka bërë karrierë ushtarake dhe ka marrë gradën më të lartë të mundshme, ‘Gjeneral Major’.

Bajram Begaj është Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Por, ende pa kaluar kandidatura në Komisionin e Ligjeve, i cili do të shqyrtojë kushtetueshmërinë, kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit të propozuar nga PS, të dyja grupet e Partisë Demokratike i kanë dalë kundër. Kryetari i Këshilli Kombëtar, Edi Paloka, Genc Pollo e Luan Baçi reaguan menjeherë kundër kësaj candidature, duke e konsideruar Begajn një person që ka direkt përgjegjësi morale e civile si dhe penale për zhvatjen e bazave detare të Fprcave të Armatosura. Grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn ka bërë me dije se nuk do të marrë fare pjesë në procesin që do të zhvillohet nesër.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka. Tre raundet e para u dogjën nga Opozita e cila nuk propozoi asnjë kandidat, dhe për raundin e katër e të pestë, stafeta kalon në duart e maxhorancës.

Sondazh

Poll