Politike

Mblidhet Kryesia e PD/ Sot zgjidhet sekretari dhe nënkryetarët, emrat në 'garë'

Në garë për Sekretar të Përgjithshëm në PD janë Flamur Noka dhe Arben Ristani.

3 Qershor 2022, 09:38 Nga DOSJA
Mblidhet Kryesia e PD/ Sot zgjidhet sekretari dhe nënkryetarët, emrat
Mblidhet Kryesia e PD

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat për sekretar të përgjithshem, nënkryetarë dhe sekretariatet e Partisë Demokratike. Më pas po ditën e sotme, në orën 17:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombetar për të votuar këto kandidatura. Deri më tani emrat e përfolur për numrin 2 të partisë, pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm, janë Arben Ristani dhe Flamur Noka. Ndërsa për nënkryetarë emrat që mund të jenë kandidatë janë Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi. 

PROPOZIMET:

Për n/kryetar të PD-së dy vende, u propozuan:

z. Agron Shehaj
z. Oerd Bylykbashi
z. Belind Këlliçi
z. Luçiano Boçi
 
Për Sekretar të Përgjithshëm:
 
z. Flamur Noka
z. Arben Ristani
 
Për Sekretar për Organizatat Partnere
 
Znj. Iliriana Kuçana
Megi Balliu
 
Sekretar për Transparencën, luftën kundër Korrupsionit dhe Rikthimin e Pronave
Lediana Mandia
Andi Pustina
 
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Elda Hoti
Bislim Ahmeti
 
Sekretar për Organizimin
Ervin Minarolli
Aurel Bylykbashi


Sekretar për Integrimin Europian
Edmond Spaho
Lediana Fratari
 
Sekretar për Marrëdhënie Publike
Jola Hysaj
Sara Bodo
 
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Lorenc Luka
Bedri Blloshmi
 
Sekretar për Emigracionin, Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit
Tritan Shehu
Indrit Hoxha
 
Sekretar për Ligje dhe Çështje Elektorale
Ivi Kaso
Çlirim Gjata
 
Sekretar për Pushtetin Vendor
Dasho Aliko
Ylli Asllani
 
Gjykatësi i Partisë
Endira Bushati
Adriana Kalaja

Këto kandidatura do të votohen sot nga Këshilli Kombëtar që do të mblidhet në orën 17:00. Më 28 maj, Komisioni i Rithemelimit zgjodhi 20 anëtarët e rinj të kryesisë së Partisë Demokratike, ku deputeti Belind Këlliçi doli më i votuari. Pjesë e Kryesisë u bë edhe Jozefina Topalli por edhe deputetja Ina Zhupa, e cila iu bashkua Berishës në Kuvendin e 30 prillit.

Komisioni i Rithemelimit zgjodhi më 28 Maj, 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike, ndërsa pas mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha lexoi emrat e kandidatëve për postin e sekretarit të përgjithshëm të PD dhe nënkryetarëve, ku ra në sy se s’kishte asnjë grua. Po ashtu, ndër të tjera Berisha theksoi se qëllimi është të mos dublikohen funksionet në mënyrë që të mos mbahen dy poste, kështu që ata që do zgjidhen, do të duhet që të heqin dorë nga posti në Kryesi.

 

Sondazh

Poll