Politike

Shembja e Teatrit, Rama i përgjigjet Bashës me një thënie: Shpikin vepra teatrale imagjinare….

25 Korrik 2019, 08:24 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Rama i përgjigjet Bashës me një thënie:

Tiranë- Për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama. Në një postim në Instagram Rama ka publikuar një shprehje të Paulo Coelho, ku ndër të tjera thuhet se shpiken edhe vepra teatrale imagjinare.

“Disa persona jetojnë vazhdimisht në luftë me të tjerët, me vetveten, me jetën e tyre!
Për këtë arsye shpikin vepra teatrale imagjinare, skenarin e të cilave e përshtatin me sikletet e tyre. Paulo Coelho”, shkruan Rama

 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Një ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture. Sot në orën 11:30 Basha do të nënshkruajë marrëveshje me aktorët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ngujimi tek teatri protesta e artisteve edi rama lulzim basha ngujimi tek teatri protesta e artisteve

Sondazh

Poll