Politike

Basha rrëfim 90’ para prokurëve belg për “Toyota Yaris”: Tregova detaje për çështjen, Balla duhej të ishte në burg

25 Korrik 2019, 06:22 Nga DOSJA
Basha rrëfim 90’ para prokurëve belg për “Toyota

TIRANË- Shkoi me 19 minuta vonesë dhe pa avokat, Lulzim Basha për më shumë se 90 minuta ka rrëfyer gjithçka që ka ditur për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”. Kreu i demokratëve që ishte i pari që denoncoi se në një makinë në portin e Durrësit do të transportoheshin nga Belgjika në Shqipëri 3.4 milionë euro, ka rrëfyer sot detaje në lidhje me këtë çështje.

Pas seancës së pyetjeve Basha i ësthë përgjigjur interesit të medias dhe u shpreh se hetuesve belg u ka treguar çdo gjë, por për publikun e mbajti të fshehtë burimin e informacionit.

Basha tha se Taulant Balla duhet të ishte në burg sot, duke e akzuaur sërish se 3.4 milionë eurot ishin për të.

Më tej kreu i opozitës premtoi se nuk do të lejonin që në Shqipëri të ksihte para të pista dhe të partsoheshin parat e krimit, pasi do të arrestoheshin dhe do të dënoheshin të gjithë ata që kanë abuzuar deri më tani.

Po pse mor në pyetje Basha?

Dëshmia e Bashës kërkohet pasi pak ditë para se të kapeshin 3.4. milionw euro në Portin e Durrësit, kryedemokrati ka akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.  Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

Ndërkohë në Belgjikë ditën e djeshme janë marrë në pyetje Edi Lika dhe Klevi Cani. Ndërsa sot do të merret në pyetje Alban Mollaymeri dhe Agim Ceka. Personat e proceduar në Belgjikë për dosjen e “Toyota Auris” janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj. Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim. Vetëm një javë më parë gjatë operacionit “Bizark”, grupit kriminal iu sekuestrua pasuria në prona.  

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris basha tek krimet e renda krimet e renda lulzim basha toyota yaris 3.4 mln euro ne toyota auris basha tek krimet e renda krimet e renda lulzim basha toyota yaris

Sondazh

Poll