Politike

Pas mallkimit, Ceka i dëshpëruar: Ministrja e Kulturës s’më kthen SMS, Klosi u tall me mua

25 Korrik 2019, 07:55 Nga DOSJA
Pas mallkimit, Ceka i dëshpëruar: Ministrja e Kulturës

Tiranë- Neritan Ceka ka deklaruar së fundmi se bashkë me  ekspertin Auron Tare po bëjnë një arkeologji nënujore dhe kanë gati një projekt për Porto Palermon.

Por këtë projekt ai ka deklaruar në “Ora News” se ka kërkuar konsulta më ministren e Kulturës aktuale, por edhe ish-ministren Kumbaro, por nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.

Ai ka theksuar se ministrja aktuale e Kulturës, Elva Margariti nuk i përgjigjet.

Pjesë nga biseda: 

Ceka: Me Auron Taren po bëhet 15 vjet që bëjmë një arkeologji nënujore me një ekspeditë miliona dollarë të harxhuara, ku shteti nuk ka futur asnjë lek.

Tare: As unë as ti nuk paguhemi, jemi vullnetarë.

Ceka: Kemi disa dhjetëra rezerva nënujore dhe nuk i japim koordinatat, dhe kemi një projekt gati për Porto Plermon.

Është gati, e ka bërë Rajs Petrela, që është një arkitekt, dhe është një projekt për t’u zbatuar.

Dhe aty mund të pranohet një PPP.  E kam biseduar me ministren që ishte, sepse këta nuk pranojnë as ide t’i japësh, as  e vuri ujin në zjarr.

Ka ardhur ministrja e re dhe ja kam thënë. I çoj ndonjë sms dhe nuk përgjigjet.

Kumbaro të paktën përgjigje, ishte xhentile sepse ishte edhe frankofone, por kjo nuk e di nga vjen.  

Nuk të jep as përgjigje. Prandaj them e kanë pushtuar këtë vend.

Hila: Është e re.

Ceka: Po të jap një ministër më të vjetër ,që është Klosi. Më le një takim, i shkoj dhe nuk është në kohën e takimit. Të lë sekretarin të tallet me ty. Prandaj them që jemi një vend i pushtuar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elva margariti neritan ceka elva margariti neritan ceka

Sondazh

Poll