Politike

Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë, sjell në jetë një djalë (FOTO)

25 Korrik 2019, 08:10 Nga DOSJA
Jorida Tabaku bëhet nënë për herë të tretë,

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është bërë nënë për herë të tretë. Tabaku ka ndarë me të gjithë lajmin se tashmë ajo ka sjëllë në jetë dhe djalin e saj Drenin, dje pak pas mesditës.

Ish-deputetja shkruan se dy fëmijët e tjerë të saj Arba dhe Iris janë “shumë të lumtura për vëllaçkon e vogël”.

 “Dje pak pas mesdite erdhi në jetë Dren Sallaku. Arba dhe Iris janë shumë të lumtura për vëllackon e vogël. Mami Jorida dhe babi Saimir më shumë se të lumtur për mrekullinë e vogël që i shtohet familjes tonë!”, shkruan ish deputetja Jorida Tabaku në postimin e saj.

Tabaku ka dy vajza binjake, Arba dhe Iris, të cilat tashmë janë të bekuara dhe me vëllain e tyre Drenin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ish deputetja e pd jorida tabaku tabaku nene per here te trete ish deputetja e pd jorida tabaku tabaku nene per here te trete

Sondazh

Poll