Sport

“Djajtë e Kuq” largojnë edhe një tjetër mesfushor, Juan Matas i përfundon kontrata

I ardhur në janar 2014 nga Chelsea, spanjol Juan Mata (34) ndërpret marrëdhënien me Manchester United

2 Qershor 2022, 14:12 Nga DOSJA

“Djajtë e Kuq” largojnë edhe një tjetër

ANGLI - Manchester United vazhdon të pastrojë mesfushën e tij. Pas francezit Paul Pobga dhe britanikut Jesse Lingard, të ftuar për të ndjekur karrierën e tyre diku tjetër, i vjen radha edhe Juan Matës të paketojë valixhet.

Spanjoli 34-vjeçar, i cili erdhi nga Chelsea në vitin 2014, ka veshur fanelën e “Djajve të Kuq” në 285 ndeshje (51 gola, 47 asistime), duke fituar Europa League (2017), FA Cup (2016) dhe Kupa e Ligës (2017) me klubin Manchester United.

Mesfushorit Mata i ka përfunduar kontrata dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk kanë dashur të rinovojnë marrëdhënien e tyre, duke i uruar spanjolit suksese në karrierën e tij.

“Djajtë e Kuq” largojnë edhe një tjetër

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll