Sport

Argjentina do të sistemohet në Abu Dhabi për botërorin e “Katar 2022”

Për Botërorin e ardhshëm në Katar, Argjentina do të ngrejë kampin e saj stërvitor në Abu Dhabi. Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe do të presë gjithashtu Superkupën e Argjentinës nga viti 2023 deri në vitin 2026.

2 Qershor 2022, 13:59 Nga DOSJA
Argjentina do të sistemohet në Abu Dhabi për botërorin e

ARGJENTINE - Një ditë pas fitores së ‘albiceleste’ të “Finalissimas”, ku dominoi Italinë (3-0) në ‘Wembley’, Argjentina tregoi të enjten se do të ngrinte kampin e saj përgatitor në Abu Dhabi gjatë Kupës së Botës 2022 (21 nëntor-18 dhjetor), ku do të luajë edhe të paktën një ndeshje përgatitore në nëntor.

Në një deklaratë, Federata Argjentinase (AFA) tha se kishte arritur "një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi strategjik me Këshillin Sportiv të Abu Dhabit", duke specifikuar se kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe do të presë Superkupën e Argjentinës nga viti 2023 deri në vitin 2026”.

AFA bëhet kështu federata e parë e futbollit në Amerikën Latine, që eksporton ngjarje sportive me një ndikim të fortë global në rajonin e Lindjes së Mesme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll