Sport

Grabitja live në TV para finales së Champions League, tifozi e pëson keq; Vrapova por…

Finalja e Champions League luajtur në Paris hyri në histori për ngjarjet që ndodhën, sistemin e sigurisë në Stade  de France i cili u hodh në erë kur mijëra tifozë u mblodhën para portave pa një biletë

2 Qershor 2022, 12:54 Nga DOSJA

Grabitja live në TV para finales së Champions League, tifozi e

PARIS- Finalja e Champions League luajtur në Paris hyri në histori për ngjarjet që ndodhën, sistemin e sigurisë në Stade  de France i cili u hodh në erë kur mijëra tifozë u mblodhën para portave pa një biletë, për shkak të trazirave dhe grabitjeve.

Ulërima dhe protesta, gjithçka ndodhi. Fatmirësisht ato episode nuk patën pasoja të rënda por përbëjnë një njollë.Mes lajmeve të zeza ka edhe më shumë, siç zbulohet nga transmetimi i Madrid Directo në Telemadrid.

Gjatë një lidhjeje me kryeqytetin francez, ka ndodhur vjedhja e kryer ndaj një shtetasi spanjoll që ndodhej në Paris për të ndjekur ndeshjen. Për hajdutët ai kaos duhet të jetë ndjerë si dhuratë nga perëndia. "Ishte shumë shpejt - tha një burrë, viktimë e një grabitjeje - Vrapova pas hajdutit, por një shok më tha se ai tashmë ia kishte çuar celularin një bashkëpunëtori. Këta njerëz 'punojnë' kështu".

E.Ç (Dosja.al)

13191

Sondazh

Poll